Mbikalimi tek Qyteti i Nxenësve, ai pranë kryqëzimit në afërsi të shkollës së Hoteleri- Turizmit është drejt fundit. Ky mbikalim do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë edhe pritjes së gjatë në trafikun që shkaktohet në këtë kryqëzim që shërben si nyjë hyrëse në kryeqytet.Lajmin e përcolli kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes rrjetit të tij social postoi edhe disa foto të gjëndjes aktuale të punës në këtë mbikalim.
“Një nga veprat më të vështira, por dhe më jetike për transportin e Tiranës- mbikalimi të Qyteti i Nxënësve – drejt fundit”, shkruan Veliaj.
Mbikalimi është pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.