Ish-drejtori i Policisë Ndërtimore në Elbasan, Neritan Zotaj, 45 vjeç, është arrestuar nga policia. Ai ishte i dënuar me një vit burg për “shpërdorim detyre”.
Zotaj u ndalua nga efektivat e policisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal më datë 22.07.2016, e ka dënuar me një vit burg për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Zotaj, në vitin 2011 duke qenë me detyrë Drejtor i INUV në Elbasan dyshohet të ketë prishur objekte në kundërshtim me ligjin.
shqiptarja.com/d.i.