Nga fundi i vitit 1983, disa muaj para se të vendosnin për bojkot të Lojërave Olimpike “Los Angeles 1984”, zyrtarët e sportit të ish-Bashkimit Sovjetik i kishin dërguar instruksione kreut të atletikës së Rusisë në atë kohë.
Steroidet tableta nuk mjaftojnë, thanë ata, për të siguruar dominimin në Lojërat Olimpike. Skuadra po ashtu duhet t’u japë atletëve elitarë tre-katër injeksione me steroide anabolike, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Duke ofruar periudha të sakta dhe matje për këtë regjim dopingu, zyrtarët thanë se kanë mjaftueshëm furnizim me substanca të ndaluara te Instituti i Hulumtimit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Moskë, një divizion i komitetit sportiv të vendit atëbotë.
Këto substanca janë të rëndësishme për të mbajtur tempin me konkurrentët, shkruan në instruksion.
Dokumenti – i siguruar nga “The New York Times” nga ish-shefi mjekësor për skuadrën e atletikës së Rusisë – ishte firmosur nga dr. Sergei Portugalov, një mjek sportiv sovjetik që kapitalizoi në rritjen e interesimit në metodat e reja për doping…(b.an)