E përditësuar/ Policia ka mundur të nxjerrë nga banesa 45 vjeçarin Arben Kabashi përmes përdorimit të gazit neutralizues. I sëmuri mendor nuk pranonte të vetëdorëzohej pas rrëmbimit që kreu në mëngjes, ku nën kërcënimin e thikës mori peng një të mitur 11 vjeçare.
Tashmë gjithçka ka përfunduar dhe Kabashi ndodhet në spitalin e Durrësit.
….
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të hënë në Xhafzotaj të Durrësit. Një burrë është futur në banesën e fqinjit dhe ka rrëmbyer njërën nga vajzat e mitura të familjes. Ai e ka marrë peng më pas në banesën e tij duke e kërcënuar me thikë në dorë se do ta vriste.
Bëhet fjalë për shtetasin Arben Kabashi, 46 vjeçar, i cili rezulton të jetë i dënuar me 20 vjet burg në Itali për prostitucion. Burri mësohet se ka pësuar tronditje pas kthimit nga Italia ku ka bërë burg dhe tani nuk është në gjendje të mirë mendore. 46 vjeçari ka qenë 3 herë i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.
Banorët thanë se policia ka shpërthyer derën për të nxjerrë të miturën jashtë. Por autori nuk dorëzohet, sepse ka frikë. Kjo pasi në fshat ai njihet si person me të meta mendore.
Policia theksoi se në banesën e 46-vjeçarit ndodhej edhe nëna e tij e cila gjithashtu është nxjerrë jashtë pasi i rrezikohej jeta. Teksa ende nuk është bërë e mundur kapja e autorit, dhe policia po negocion ende për ta bindur të dorëzohet.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 15.08.2016, rreth orës 07:00, në Kodër Rrashbull, shtetasi Arben Kabashi, 46 vjeç, ka kapercyer murin rrethues dhe eshte futur ne banesen e komshiut, ku ka marrë me forcë në banesën e tij vajzen e komshiut, shtetasen e mitur, Xh.K. 11 vjeçe.
Ne banese ndodheshin vetem tre vajzat pasi prinderit kishin ikur ne pune me heret.
Me të marrë njoftimin menjëherë më vendngjarje kanë shkuar. Efektivat e Policisë së Durrësit, të cilët kanë bërë rrethimin e baneses.
Shtetasi i lartpermendur i cili vuan nga depresioni mbante ne dore nje thike dhe kercenonte se do te vriste vajzen.
Ndodhur ne keto kushte, ne pamundesi te faktorit kohe per te pritur forcat me te specializuara per te tilla nderhyrje, efektivat e Policise Durres duke pare qe po i kercenohej seriozisht jeta vajzes, me inisiative dhe me profesionalizem kane nderhyre me shpejtesi ne disa drejtime duke i terhequr vemendjen agresorit.
Fale nderhyrjes se shpejte dhe të specializuar të Policisë së Durrësit është bërë e mundur që e mitura të nxirret nga banesa e shtetasit Arben Kabashi dhe është dërguar në banesën e saj.
Fatmirësisht vajza është në gjendje të mirë shëndetësore por e traumatizuar psikologjikisht ku policia menjehere i ka çuar nje psikologe.
Ne banesen e agresorit ishte edhe nëna e tij, ku falë ndërhyrjes së specializuar është bërë e mundur nxjerrja e saj nga banesa.
Vijojnë përpjekjet dhe negociatat e Policisë së Durrësit së bashku me grupin e negociatorëve të Reneas për dorëzimin e shtetasit A. Kabashi.
Panorama/d.i.