Ministria për Dialog njofton se në raundin e fundit të bisedimeve, i mbajtur në Bruksel më 2 dhe 3 gusht 2016, ka pasur përparime në drejtim të përfundimit të hapave drejt marrjes së kodit telefonik shtetëror për Kosovën 383 nga ana e ITU-së.
Ndërkaq, takimi i nesërm në Bruksel do të synojë që të rrumbullakoj të gjithë hapat dhe për këtë qëllim delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, do të qëndroj në Bruksel ku bisedimet me Serbinë do të ndërmjetësohen nga ana e Bashkimit Evropian.
Para nisjes për Bruksel, Tahiri deklaroi se është optimiste që procesi i bisedimeve nesër do të jap rezultate përfundimtare dhe së shpejti Kosova do të marr kodin telefonik ndërkombëtar 383 që është shumë i rëndësishëm në fushën e telekomunikimeve të Kosovës.
Në delegacion do të jenë përfaqësues të ARKEP-it, Telekomit të Kosovës dhe Ipko-s, citohet Express. (b.an)