Në mesin e imazheve që do të mbeten në historinë e Olimpiadës së Rios është ajo e pishinës jeshile, që u përdor për zhytje të sinkronizuar nga 10 metra lartësi në 9 gusht. Kjo ngjyrë u vu re ditën e martë më 9 gusht dhe më e çuditshmja është se pishina ngjitur saj ishte blu. Në mesin e të parëve, që e vunë re ishte notari britanik, Tom Daley, i cili postoi dhe një foto me shënimin: “Mmmmmmmm, çfarë ka ndodhur?”
Një hipotezë është ajo mungesës së klorit. Ka qenë shtypi britanik ai që menjëherë vuri gishtin tek mungesa e klorit, që bëri kështu përhapjen e një mikro alge. Ndërsa një hipotezë tjetër është se dicka në filtra nuk ka funksionuar. Ndërsa një tjetër është dhe prania e urinës në pishinë, gjë kjo që u hodh poshtë kategorikisht nga e përditshmja britanike, “The Guardian”.
Po ashtu edhe zyrtarët e kanë një përgjigje. Ata thonë se ishte faji i një kontraktori. Kompania kontraktore ka hedhur peroksid hidrogjeni në pishina. Substanca ka vepruar me klorin duke e bërë ujin me ngjyrë jeshile. Gjithsesi Federata Ndërkombëtare e Notit ka konfirmuar se nuk ka asnjë lloj rreziku pë notarët.