Pas lajmit të vdekjes së Jetnis Dollapit, këngëtari i njohur me emrin Stresi ka publikuar foto dhe statuse njëri pas tjetrit për humbjen e shokut të tij. Një dhimbje e madhe që këngëtari e ka ndarë me të tjerët.
“Te desha me deshte edhe ti mu. Kalum nje pjese te madhe bashk hengrem e pim deri ne kafshaten e fundit dhe te fundit ti ma jepje mu . Kto jan punet e zotit dhe ti u prefsh ne paqe Jetnis Dollapi sdo te harroj perjet. jetnisi :(:(:(:( krejt bota mu ka permbys past shku shpirti ne xhenet o jetnis dollapi”, janë këto disa nga fjalët e tij.
Jetnis Dollapi humbi jetën mbrëmjen e sotme në një aksident me motor, ndërsa ai njihet edhe si shoku i Getoarit, me të cilin ka shumë foto.