Kryeministri Rama ka replikuar me komentuesit në rrjetin social “Facebook” sa i përket fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”, e cila është shembur.
Shumë komentues e kanë kundërshtuar një gjë të tillë, që është shpallur monument kulture. Mirëpo, Rama shkruan se ajo do të rindërtohet siç ka qenë me pak ndryshime.
Kjo nuk i ka penguar komentuesit që të shprehin zhgënjimin e tyre në profilin e Ramës. “Bravo të qoftë je shumë finok. Këtu e kupton ti çfarë populli dele jemi dhe shumë mirë na e ben”, i shkruan një komentues me emrin Dariel Ramës.
“Tall trapin e hedh në fb dhe thua do të zhvendoset sikur po zhvendos një vazo me lule. Dhe delet mbrapa thonë bravo fasadë komuniste. Se çfarë lidhje ka ajo me komunizmin vetëm këta e dinë. Ajo është fasadë e italianit. Këtu është bërë me ikë një sekondë më parë”, vijon komentuesi.
Më pas Rama përgjigjet si më poshtë: “Dariel me fal po ti flet siç flasin njerezit qe nuk duan te mesojne, nuk duan te degjojne, nuk duan te kuptojne!
Zhvendosja dhe rivendosja e nje monumenti kulture per arsye te nje ndertimi apo rindertimi, sot ne bote eshte nje operacion rutine! Sepse nuk mund te ndertohet stadiumi i ri pa u zhvendosur paraprakisht fasada e vjeter.
E cila do te ruhet dhe madje kur te rivendoset çdo gur i kohes se Italise, edhe do te riprodhohet pjeserisht sic ka qene ne projektin origjinal, qe e demtoi regjimi komunist kur vuri ato relievet e mbylli portat origjinale, kur shtoi nje kat siper pa lidhje fare apo kur me pas u shtua edhe nje “qeleshe” krejt pa kuptim ne maje ku u shkruajt emri i stadiumit, si te ishte ndonje klub!
Keshtu qe meso, degjo dhe kupto i dashur Dariel, sepse nuk behesh me i ditur dhe me i zgjuar, duke i quajtur te tjeret dele! As nuk i jep me shume force argumentit duke perdorur fjale vulgare! Gjithe te mirat”.
Por komentuesi u përgjigjet edhe komentuesve të tjerë, që duke mbrojtur Ramën sulmojnë atë duke e cilësuar si demokrat.
“Nuk jam me PD o mbeshtetes te zellshem. O duartrokitesa. Jam komisioner i PS ne zgjedhjet e 2009 2011 2013 2015. Llogjika. Nqs nuk i thua Kryeminstrit bravo je me PD. 😒 Kina shemb pallate per te rujt fasada monument kulture”, vijon ai. / panorama