Soheil Arabi ka postuar një foto në rrjetin e tij social Facebook, ku shihen ai dhe vajza e tij duke prekur hundët , mirëpo është dënuar ngaqë kjo fotografi konsiderohet të jete një ofendim për Profetin Muhamed.
Në Iran, ku të gjitha rrjetet sociale janë të kontrolluara dhe ku njerëzit mund të arrestohet për atë çfarë postojnë, një baba është dënuar me varje, shkruan Avaz.
Soheil Arabi ka postuar një foto në rrjetin e tij social Facebook, ku shihen ai dhe vajza e tij duke prekur hundët , mirëpo është dënuar ngaqë kjo fotografi konsiderohet të jete një ofendim për Profetin Muhamed.
Gjykata Supreme e Iranit ka mbështetur vendimin e Gjykatës për Krime në Teheran, për dënimin me vdekje për 30 vjeçarin, Soheil Arabi, ngaqë ka ofenduar Profetin, shkruan KlanKosova.
Ndërsa Eric Goldstein, nga organizata për të Drejtat e Njeriut në Lindjen e Mesme, ka deklaruar që Irani duhet sa më parë të rishikoj sistemin e drejtësisë dhe masat sanksionuese, veçanërisht kur vie tek dënimet me vdekje, referon Zëri. (b.an)