Një ekip ekspertësh antiterrorizëm të Europolit pritet të mbërrijë në Greqi për të detektuar kandidatë të mundshëm për xhihadistë mes refugjatëve dhe migrantëve të bllokuar në vend, njoftoi një burim i policisë greke.
“Ky mision vjen në kuadër të procesit të përhershëm të bashkëpunimit mes autoriteteve greke, homologëve të tyre evropianë dhe Europolit, të vendosur në 2015 pas ardhjes në vend të mijëra kandidatëve për azil në Evropë, kryesisht sirianë, si dhe pas atentateve të Parisit”, thekson ky burim, transmeton atsh.
Nga ana tjetër, shefi gjerman i shërbimeve sekrete kishte deklaruar në korrik se “ekzistojnë të dhëna të forta sipas të cilave 17 persona që veprojnë nën urdhërat e ISIS-it kanë hyrë në Evropë duke kaluar si refugjatë”. (b.an)