Kampioni aktual i Kosovës në streetball, Che Bar, ka hapur edicionin e 5-të të Bucharest Challenger duke u përballur me ekipin numër një në botë , Novi Sad Al Ëahda nga Serbia.
Che Bar e përbërë nga Fikret Shatri, Finsik Juniku, Albatrit Berisha dhe Etnik Peci, pësuan disfatë nga me rezultat 21:10 nga kampionët e botës, të udhëhequr nga lojtari numër një në botë, Dushan Domoviq Bulut dhe tre lojtarë të tjerë që janë të ranguar në mesin e top 5 lojtarëve më të mirë në botë, transmeton Koha.net.
Megjithatë, Che Bar është këndellur shumë shpejtë duke e mposhtur me rezultat minimal 15:14, ekipin vendas, Scoala Veche,i që ka dominuar sivjet skenën e streetballit rumun dhe është kampione aktuale.
Një sukses tjetër sonte, ka arritur edhe Fisnik Juniku që në garën atraktive për tri pikë ka shënuar rezultatin më të mirë duke realizuar 8 treshe nga 10 tentime dhe është kualifikuar për në finalen e nesërme.
Ndeshjen e fundit dhe vendimtare për kualifikim në çerekfinale, kampionia e Kosovës në streetball do ta zhvillojë nesër me skuadrën vendase, Team Bucharest, lojtarët e të cilës skuadër kishin ndihmuar Rumaninë që të fitoj titullin e kampioni të Evropës për kombëtare para dy viteve ( FIBA 3×3 European Championship 2014). Kjo ndeshje zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16, sipas kohës tonë. (b.an)