Kryeministri Rama ka postuar një fotografi të Durrësit duke nënvizuar se falë Rilindjes Urbane ky qytet është transformuar pas shumë dekadash.
Rama ka theksuar se qyteti më i madh bregdetar në vend vitin e ardhshëm do të njohë një hov të ri zhvillimi turistik.
“Mbrëmje në Durrës
Durrësi është një tjetër shembull domethënës i Rilindjes Urbane dhe me përfundimin e projektit në vazhdim të transformimit urban të zonës së plazhit, (më në fund pas dekadash të tëra edhe me kanalizime e ujësjellës për të qenë – projekti i ujësjellës kanalizimeve do të zbatohet në gjithë Bashkinë e re të Durrësit), qyteti ynë më i madh bregdetar, do të njohë një hop të ri zhvillimi turistik qysh vitin e ardhshëm”, shkruan Rama.