Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Kosovë, Tahir Veliu, është shpallur “non grata” nga Greqia.
Tahir Veliu, teksa po tentonte që të kalonte në Greqi nga pika kufitare në Kakavijë, është ndalur dhe është marrë në pyetje, ndërsa më pas i është refuzuar hyrja në shtetin helen.
Tahir Veliu është shpallur i padëshiruar nga shteti grek për shkak të veprimtarisë së tij politike.
Veliu kishte planifikuar sot të mbante një tubim nacionalist në Janinë, me pjesëmarrjen e shqiptarëve, ndërkohë që kishte refuzuar të merrte leje nga autoritetet greke policore për këtë tubim.
“Nuk njoh autoritetin shtetëror të Greqisë në trojet shqiptare, ku bën pjesë edhe Janina”, u shpreh ai.
shqiptarja.com/d.i.