Ky është horoskopi për ditën e diel, 14 gusht 2016. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të problemeve të punës dhe situata do ju duket e pazgjidhshme. Por falë ndihmës së një kolegu apo bashkëpunëtori, gjithçka do shkojë në drejtimin e duhur. Gjatë pasdites duhet të merreni me disa rregullime apo blerje për shtëpinë, pasi situata ekonomike do ua lejojë. Gjeni një mënyrë për t’u relaksuar në darkë, duke dalë me miqtë ose partnerin.
Demi Do të gjendeni në vështirësi ekstreme ndaj një mikut tuaj të shtrenjtë, i cili do bëjë diçka që t’ju vërë në siklet. Do të keni shumë ide për mënyrën si të kaloni të dielën, por asnjëra nuk do ju bindë plotësisht. Gjatë pasdites do të jeni nervoz, për shkak të raportit të tensionuar me partnerin, por fatmirësisht pa probleme serioze. Dita do jetë e vështirë për ata që nuk janë në një lidhje.
Binjakët Ju pret një e diel tërësisht e qetë, ku keni një program të mirë për të kaluar ditën e pushimit dhe çdo gjë do shkojë më së miri, dhe ju do të ndiheni të relaksuar. Ata që janë vetëm, do të krijojnë miqësi të reja. Në mbrëmje do të kaloni orë të këndshme me shoqërinë.
Gaforrja Qysh në mëngjes do të ndjeni ajrin e pushimeve, duke menduar se si do relaksoheni në det apo në ajër të pastër. Shmangni lakmitë e tepruara, pasi në këtë mënyrë do evitoni edhe një sherr me partnerin duke shkatërruar gjithë ditën. Një telefonatë që ka të bëjë me punën mund t’iu japë lajme të mira, ndërsa një mik i mirë do ju ftojë në një event të rëndësishëm, të cilin nuk mund ta refuzoni.
Luani Një mik do ju kërkojë mendim lidhur me një çështje delikate, ndaj mundohuni që ta inkurajoni, pasi kështu ka bërë edhe ai për ju. Gjatë pasdites, kushtojini kohë një pushimi të shkurtër, i cili do rezultojë shumë i këndshëm. Në mbrëmje mund të ndiheni të lodhur dhe mund të refuzoni një takim me miqtë të cilin e keni programuar prej kohësh.
Virgjëresha Do të keni të reja gjatë ditës, të cilat do të jenë mjaft të pëlqyeshme dhe që do e bëjnë ditën vërtetë të këndshme. Do mund të kaloni një ditë jashtë qytetit, duke drekuar në shoqërinë e njerëzve tuaj më të dashur. Edhe pasditja do të jetë shumë relaksuese, në sajë të përkëdhelive të partnerit tuaj. Ndërsa në mbrëmje do të jeni në qendrën e vëmendjes të njerëzve që ju rrethojnë.
Peshorja Ju pret një ditë shumë pozitive, gjatë së cilës më në fund do keni mundësi të relaksoheni plotësisht. Mundohuni të kaloni më shumë kohë me familjen, pasi së fundmi e keni lënë shumë pas dore. Situata financiare gradualisht po kthehet në normalitet, por gjithsesi mos e teproni me shpenzime.
Akrepi Kjo e diel nuk do jetë aspak pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Në mëngjes rrezikoni të ziheni me një të afërmin tuaj në moshë, për shkak të një sjellje aspak të kujdesshme. Mundohuni të ruani qetësinë, pasi në të kundërt, raporti mund të prishet përgjithmonë. Sa i përket fushës së ndjenjave, dita do të jetë disi e turbullt, por mos u shqetësoni.
Shigjetari Do të përballeni me shqetësime të shumta gjatë kësaj dite. Në mëngjes do t’iu duhet të merreni me disa blerje, por nuk do ju pengojnë pjesën tjetër të ditës. Pasditja do kalojë në qetësi të plotë në ambientet e shtëpisë. Mbrëmja do kalojë në mënyrë festive.
Bricjapi Do të zgjoheni pa humor dhe nuk do keni dëshirë të bëni asgjë. Këshillohet që të lëvizni, pasi keni gjëra për të bërë. Gjatë pasdites mund të keni një vizitë që nuk e prisnit, ndaj priteni siç duhet, pasi do merrni një lajm që e prisnit prej kohësh. Sa i përket dashurisë, ata që janë vetën, mund të kenë njohje të reja.
Ujori Kjo e diel do jetë e mbushur me ulje- ngritje, por pavarësisht kësaj nuk do shkojë shumë keq. Momenti më i mirë i ditës do të vijë në mbrëmje, kur do të kaloni disa çaste romantike me partnerin tuaj. Situata financiare po përjeton një periudhë delikate, ndaj mundohuni të reduktoni shpenzimet.
Peshqit Do ju kërkohet të merrni një vendim të rëndësishëm lidhur me fushën e ndjenjave. Mundohuni të mos i besoni plotësisht instinktit pasi rrezikoni që të gaboni. Dita nuk është e duhura për të bërë investime financiare ose blerje të kushtueshme. Shëndeti nuk do ju krijojë probleme.
noa.al/d.i.