“Jam e mirë, prandaj njerëzit më duan! Pëlqejnë thjeshtësinë dhe jo ekstravagancën!”. Kështu është përgjigjur ish-Missi i parë i Shqipërisë, Valbona Selimllari, kur është pyetur nga gazetarët se përse vazhdon të jetë akoma kaq e pëlqyer nga njerëzit dhe pse ka kaq shumë kuriozitet për jetën e saj.
Ndërkohë, për sa i përket kuriozitetit, duhet thënë se njerëzit janë kuriozë për një person publik, në përpjesëtim të drejtë me misterin që ai/ajo krijon rreth vetes së saj, jo vetëm thjesht për faktin nëse ka sharm apo jo.
Për disa personazhe, misteri dhe intrigimi i publikut se çfarë mund të fshehë ai ose ajo, është një lloj marketingu që ata kanë zgjedhur t’i bëjnë vetes, në mënyrë që interesi për ta të mos humbasë asnjëherë. Në rastin e Valbonës, nuk ka qenë kjo arsyeja e misterit, nuk ka qenë një strategji.
Thjesht ajo ka zgjedhur që jetën e saj ta mbajë larg medias, sidomos që kur është bërë nënë. Gjithnjë në intervista ajo e ka tejkaluar këtë pjesë, duke thënë se publikut i intereson karriera e saj dhe ajo çfarë Valbona bën në televizion.
Por vetëm rreth dy vite më parë, tek emisioni “Kontrata” i Sonila Meços, Valbona zgjodhi të rrëfejë më shumë detaje për familjen.
Ajo deklaroi për herë të parë se është nënë e tre fëmijëve dhe ndihet shumë e lumtur për këtë fakt, por përsëri detaje të tjera nuk dha, duke evituar pyetjet se kush është partneri i saj.
Ndërkaq, pushimet verore të Valbonës janë gjithmonë në Jug, në Dhërmi, në një vilë shumë luksoze.
Bashkë me gjithë familjen e saj, edhe këtë verë ata e kanë shijuar për mrekulli, duke bërë xhiro me jaht të gjithë. Si gjithmonë, Valbona nuk zhgënjen kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme.
Ajo edhe në bikini duket shumë mirë, një trup perfekt, ku nuk kuptohet fare që ka lindur tre fëmijë.
Një grua e bekuar nga gjentet e saj, ka akoma pamjen e një vajze të re, edhe pse i ka kaluar tashmë të 40-at. Ne i urojmë gjithë të mirat në familjen e saj dhe në karrierë!/Panorama/a.m.