Përplasja mes deputetit socialist Erjon Braçe dhe ish-deputetit Koço Kokëdhima, ka agravuar me fjalor edhe më të rëndë.
Braçe ka reaguar ndaj një shkrimi të kryeredaktorit të gazetaës “Shekulli” të Kokëdhimës, ku deputeti i Lushnjes akuzohej si “taksambledhës”.
Ky është shkrimi i radhës në përplasjen në distancë mes tyre. Braçe është përgjigjur në facebook, duke e quajtur artikullshkruesin, si “qehajajin e pushtit në politikë”.
“Pardje, qehajai i nje pushti ne politike, me shquante si spahi taksa mbledhes turk, sqaronte. E perse? Sepse ju dola zot punetoreve qe mbledhin detyrimet ligjore te papaguara prej vitesh! Kjo kulture eshte! Ka politikane qe e kane ne maje te gjuhes: Mos e zbato ligjin!”, shkruhet në postimin e Braçes.
/a.m.