Kreu i Grupit Kuvendor të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i shpreh ngushëllimet familjes së elektriçistit të vrarë në Shkodër teksa kryente detyrën.
Vasili gjithashtu kërkoi gadishmëri më të lartë nga Shteti për mbrojtjen e personave që punojnë me përkushtim në shërbim të qytetarëve.
“Ngushëllime familjes së Zamir Velajt elektricistit që humbi jetën në krye te detyrës. Krim i shëmtuar që meriton një dënimin më të rreptë. Drejtësia të veprojë me shpejtësi. Mbështetje e plotë çdo punonjësi të shtetit që kryen me përkushtim detyrën dhe respekton e zbaton ligjin. Të merren nga shteti masa të gjithanshme për mbrojtjen e punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore”, thekson Vasili.