Hafiz Saeed, kreu i ISIS në Afganistan dhe Pakistan, besohet të jetë vrarë nga sulmet me dron nga SHBA gjatë muajit të kaluar.
Vitin e kaluar, agjencia e inteligjencës afgane pati deklaruar se Saeed ishte vrarë gjatë një sulmi me dron në provincën lindore Nangarhar në Afganistan.
Sidoqoftë, ISIS kishte insistuar se lideri i tyre i kishte shpëtuar sulmit raporton tch. Por, sot një zyrtar i mbrojtjes në SHBA i ka deklaruar për BBC se Saeed është vrarë në sulmin ajror me dron të kryer më 26 korrik.
Sulmi me dron është ndërmarrë 3 ditë pasi ISIS mori përgjegjësinë e një sulmi në Afghanistan ku humbën jetën 80 persona dhe mbetën 230 persona të plagosur./a.m.