‘’Me Shkëlzenin prezumohet se jam e fejuar, por unazë në gishtin e majtë s’më pëlqen të mbaj’’, kështu ka deklaruar Armina Mevlani, menjëherë pas intervistës në revistën ‘’Living’’ të ish-bashkëshortes Sadije Berisha.
Sadija tha se krisjet me Shkëlzen Berishën kishin nisur shumë kohë më parë, kur ai ishte rikthyer në Shqipëri. Fakt që automatikisht hedh poshtë hamendësimet se ka qenë Armina Mevlani që i ka ndarë.
“Unë jam mësuar me të gjitha fjalët për këtë temë. Tani ndihem më e qetësuar. Gjithmonë kam menduar që gjërat do të sqaroheshin me kalimin e kohës. Parimi i im është “lëri gjërat të rrjedhin sepse shkojnë në vendin e duhur”, u përgjigj menjëherë Armina për ‘”ABC News’’.
Lidhur me komentet e bëra nga gazetari Bledi Mane, që e quante ‘’kothere’’ modelen, duke i publikuar edhe foto nga e kaluara, Armina dha vetëm një përgjigje: “Nuk e njoh fare këtë gazetarin. Me thënë të drejtën ato foto janë në google. Janë nga pjesëmarrja ime në Miss. Unë ndihem mirë për ato foto. Dhe kaq. Jeta ime ka ndryshuar 19 vjeç kur nisa punë në një intervistë mode. Prindërit më kanë edukuar të punoj dhe çdo gjë e kam arritur me punë. Kam punuar gjithmonë”.
“Shpresoj të shkëputem me Shkëlzenin 4 apo 5 ditë në shtator. Jetojmë bashkë. Prezumohet që jemi të fejuar, por unazë në dorën e majtë nuk kam qejf të mbaj”, rrëfen modelja, e dashuruar pas djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha./Newsbomb/a.m.