Nga Spartak Ngjela
A do të…..
A do fillojë mendja jonë të punojë racionalisht?
A do vendoset vërtet moraliteti në qeverisjet që do të vinë pas Reformës në Drejtësi?
A do ta bëjmë dot reformën institucionale?
A do ta ngremë arsimin në nivelet e larta perëndimore?
A do të fillojë realisht investimi në intelektin shqiptar?
A do të fillojë zhvillmi ynë të ngrihet sipas një sistemi racional?
A do ta fitojë besimin dhe optimizmin brezi i ri, në mënyrë që rinia shiptare të ndiejë gëzimin e të qenit shqiptar dhe të Shqipërisë?
A do ta fitojmë përfundimisht historinë tonë të pacenuar shqiptare?
A do të ndëshkohen keqbërësit që i çuan
shqiptarët drejt shpërbërjes, dhe që bllokuan për dy vjet rresht reformat perëndimore në Shqipëri, sepse donin ta çonin deri në fund shkatërrimin e Shqipërisë?
Të gjitha këto do të bëhen. Nuk e shihni si janë nxirë në fytyrë keqbërësit tanë? Pse? Pikërisht sepse do të bëhen të gjitha ato që shprehëm me lart.
/a.m.