Shqipëria gjithnjë e më shumë po kthehet në një destinacion turistik për vizitorët e huajt, që zgjedhin vendin tonë jo vetëm për të kaluar pushimet por edhe për ta vizituar atë.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, në një postim të premten në rrjetin social Twitter, shkruan se “18% më shumë vizitorë të huaj për këtë sezon turistik në portin e Vlorës dhe Sarandës, shifra që flasin vetë!
Numri i vizitorëve të rregjistruar në sportelet pritës u rrit me 18 % krahasur me të njëjtën periudhë një vit më parë .
Ndërsa numri i vizitorëve shtetas të huaj që mbërritën në portin e Vlorës dhe Sarandës gjatë periudhës 1 qershor deri 10 gusht 2016, u rrit në 52 917, kundrejt 44 722 vizitorëve në vitin 2015, shkruan Ministrja Ekonomi.