Burime nga prokuroria pohojnë për Report Tv se drejtuesi i mjetit tip fadromë që akuzohet se aksidentoi për vdekje në 7 gusht të riun nga Tropoja Ardit Gjokaj në landfillin e Sharrës nuk ka pasur leje për drejtimin e këtij mjeti.
Edmond Kallari sipas grupit hetimor drejtonte fadromën pa leje drejtimi përkatëse duke u akuzuar përpos vrasjes së të riut edhe një tjetër akuzë.
Ardit Gjokaj humbi jetën nga goditjet e fadromës, ndërsa ishte duke punuar në landfillin e Sharrës.
Aktualisht në burg janë 3 nga katër të arrestuarit, pasi gjykata vendosi masën arrest me burg për Defrim Hakramën, përgjegjës turni, Besnik Brahën, përgjegjës për punëtorët si dhe Edmond Kallari, shofer i fadromës.
Ndërsa për përgjegjësin e punonjësve, Bujar Daja është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje.
Aktualisht në kërkim është pronari i firmës 3R SHPK, Edurim Teqja, i cili akuzohet për mungesë të kushteve të punës.
Të arrestuarit kanë deklaruar se nuk e njihnin viktimës, ndërsa hetimet e prokurorisë vazhdojnë.