2014 – Vdiq ylli i Hollywood dhe fituesja e Oscar, aktorja Lauren Bacall, i cili fitoi famë në “periudhën e artë të Hollivudit,” me role në filmat klasike: “To Have and Have Not”, “The Big Sleep”, “Key Largo” “Si të martohet me një milioner”, “Vrasje në Orient Express” …
1827 – Ka vdekur piktori anglez, skulptori dhe shkrimtari William Blake, poeti i intuitës dhe imagjinatës. Famën letrare e arriti me koleksionet e “Poezive të përvojës” dhe “Poezitë e Pafajësisë”, kurse si piktor është i njohur për 21 ilustrimet e tij për “Librin e Jobit” dhe ilustrimet e Chauser “Rrëfimet e Kanterberit.”
1955-Vdiq në këtë ditë, por në vitin 1955, shkrimtari gjerman Thomas Mann, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1929. Pas ardhjes së nazistëve në pushtet në Gjermani, në vitin 1933, ai emigroi në Zvicër, dhe më pas në vitin 1939 në SHBA (“Mali Magjik”, “Buddenbrooks”, “Dr. Faustus “,” Vdekje në Venecia”. (b.an)