Një person ka qëlluar dy herë me armë sot në mëngjes në një qendër tregtare në Zaragoza, Spanjë.
Sipas raportimeve të mediave vendase, personi në fjalë u largua nga vendi i ngjarjes, menjëherë pas hapjes së zjarrit nga një makinë.
Deri tani nuk ka të dhëna për identitetin e autorit të sulmit dhe nëse kemi të bëjmë me ngjarje me sfond terrorist apo jo. Autoritetet spanjolle vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes./a.m.