Kryetari i Cannes, David Lisnard, e ka ndaluar veshjen e rrobave të notimit që mbulojnë tërë trupin, të njohura si “burkini”, në plazhet e famshme turistike të rivierës francez për festivalin e saj vjetor të filmit.
Lisnard ka nënshkruar një ligj i cili thotë: “Qasja në plazhe dhe për notim është e ndaluar për çdo person i cili nuk posedon [rroba larëse] që respektojnë laicizmin dhe zakonet e mira,” e cila është një princip themelues e republikës franceze, shkruan The Guardian, përcjell Express. (b.an)