Erion Veliaj ka publikuar foto nga rehabilitimi i rrugëve te Pallatet Agimi. Kryebashkiaku i Tiranës shpjegon edhe se punët janë bërë nga themeli, duke kryer në fillik ato nëntokëse, për të mos i hapur prapë rrugët, siç ndodh rëndom.
“Pas Shushicës një tjetër lagje në Nj. 5 nga sot me cilësi të jashtëzakonshme dhe shumë të denjë për Tiranën tonë.
P.S fillimisht bëmë punimet nëntokësore e më pas ato mbitokësore. Që investimi të ruhet dhe mos të ndërhyhet sërisht pas 1 muaji”, shkruan Veliaj.