Efektivët e policisë së Shkodrës falë një operacioni dy ditor kanë mundur të identifikojnë dhe asgjësojnë rreth 10 mijë bimë kanabis sattiva. Plot 40 parcela u zbuluan dhe asgjësuan por pavarësisht zbulimit me sukses të drogës, efektivët e policisë nuk kanë mundur që të identifikojnë autorët.
Njoftimi i policisë
Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër është zhvilluar operacioni policor i koduar “PERTEJ MALIT”.
Në bazë të të dhënave të siguruara në rrugë policore, Efektivat e Komisariatit Shkodër për një periudhë dy ditore kanë ushtruar kontrroll në territorin e fshatrave Shosh dhe Shalë të Dukagjinit Shkodër.
Nga kontrrolli i ushtruar në datat 09 dhe 10.08.2016 për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, u konstatuan 40 parcela të kultivuara me një numër prej 9793 bimë të dyshuara cannabis sattiva dhe nuk është arritur që të kapen apo identifikohen autorët e kultivimit të këtyre bimëve.
Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna hetimore dhe operacionale në terren me qëllim zbulimin e sipërfaqeve të dyshuara se janë mbjellë me bimë narkotike me qëllim asgjesimin e tyre dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.
Materialet i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.