Vetem 18 vjec, australiani Kyle Chalmers ka hyre ne hierarkine e sprintit boteror ne not, duke fituar medaljen e arte ne garen e 100 m notim i lire, ne Lojerat Olimpike Rio 2016, duke lene pas amerikanin Nathan Adrian (3), fitues i titullit ne 2012.
Me kete titull, Chalmers i ka dhene fund nje gjysmeshekulli pritje per Australine, qe nuk kishte fituar medalje te arte olimpike ne kete distance qe nga 1968 me Mike Wenden.
“Mua me pelqen edhe basketbolli, futbolli dhe futbolli australian. Une kam notuar per veten, per familjen, vendin tim dhe gjithe miqte e mij”, eshte shprehur ai.
Notari i ri nga Adélaïde ka qene ne te kaluaren kampioni me i ri ne kete distance qe nga koha e Jörg Woithe (17 vjec, Gjermania Lindore) ne 1980 ne Lojerat e Moskes.
Chalmers arriti rezultatin 47 sek 58/100e, rekord i ri boteror per te rinj, duke dale para belgut Pieter Timmers (47.80) dhe mbajtesit te titullit, Adrian (47.85).
Kampioni i botes ne fuqi, kinezi Ning Zetao, u eliminua te marten ne gjysmefinale.