Nga Spartak Ngjela
“Shqipëria, lindi nga Zoti;
u krijua nga rastësia;
dhe do shkatërrohet nga politikanët”.
Kështu ka shkruar Faik Konica.
Deri diku ka pasur të drejtë. Politikanët kanë dashur ta shkatërrojnë. Por ja që nuk ia arritën dot. Kurse këtu lind një pyetje: pse nuk e shkatërruan dot në njëqind vjet?
Përgjigja është: sepse nuk e shkatërruan dot në njëmijë vjet, as sllavet dhe as osmanët para tyre.
Por çfarë e ka shpëtuar?
Po… Veçse mbajeni mend: ne shqiptarëve na ka shpëtuar gjuha. Dhe nuk është një rast i zakonshëm. Njelloj si ebrejtë: edhe ata gjuha i mbajti gjallë në dymijë vjet.
Kudo flasin shqip. Në Greqi, në Itali, në Turqi, e Amerike; në të gjithë Ballkanin; por vetëm nga forca e gjuhës, në kundërshtim të dobësisë së shtetit shqiptar.
Gjuha shqipe është gjuhë e madhe. Mbajeni mend këtë! Shume shpejt, shqiptarët do jenë krenarë ndërkombarisht për këtë fakt.
Por tani është koha kur Shqipëria do të lajë hesapet me politikanët aktuale që kanë dashur ta shkatërrojnë.
Prisni dhe pak. Ndaloni më në fund së qeni pesimistë! Skenën e fundit të ndëshkimit të tyre do ta shohim të gjithë…