Dua Lipa ka përshëndetur mijëra spektatorë të mbledhur për të parë performancën e saj në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Këngëtarja tashmë e njohur në të gjithë botën është pritur me shumë entuziazëm nga fansat shqiptarë. Ajo ka kënduar disa nga hitet e saj më të famshme si “Be the one” ose “Last Dance”.
Dje në mbrëmje Dua dha shfaqje në Prishtinë para 20 mijë njerëzve dhe të ardhurat prej këtij koncerti shkuan për bamirësi për fondacionin “Sunny Hill”.
Koncerti në Tiranë është vazhdimi i turit ballkanik të Dua Lipës. Ai është organizuar nga Bashkia e Tiranës, nën kujdesin e kryebashkiakut Veliaj, i cili i ka dorëzuar këngëtares Çelësin e Qytetit.
d.i.