Të dy avionët janë ulur të sigurt në Bruksel, pas dy alarmeve të marra 20 minuta përpara uljes së avionëve. Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare, teksa tashmë kanë nisur inspektimet brenda avionëve.
Është ende e paqartë sesi erdhën kërcënimet në bordet e dy avionëve që vinin nga vendet skandinave.
Dy avionët të cilët ishin kërcënuar vinin nga gadishulli skandinav, konkretisht:
– fluturimi SAS SK4745 nga Olso; u ul në aeroport më 19.19 me orën lokale,
– fluturimi SAS SK2591 nga Stokolmi; u ul në aeroport i sigurt në orën 19.37 me orën lokale.
……………
Dy aeroplanë që po i drejtohen aeroportit Zaventen në Bruksel, kanë dhënë alarmin për bombë. Është televizioni publik belg VRT ai që ka transmetuar lajmin, duke cituar prokurorin federal belg që e cilëson si një rast ku “kërcënimi është aq serioz sa për të ndërhyrë menjëherë”.
Njëri nga avionët ishte fluturimi SAS SK4745 që vinte nga Osldo drejt Brukselit, i cili, sipas gazetës britanike The Sun, është ulur në orën 19:02 (me orën lokale) në aeroport pa asnjë rrezik. Piloti kishte marrë një kërcënim për bombë 20 minuta përpara se të ulej.
Fluturimi tjetër nën kërcënim mund të ketë qenë një aeroplan që i përket një kompanie marokene, e cila drejtohej dhe u ul në Tuluzë në jug të Francës, njoftoi VRT.
Muaj më parë në Zaventem të Belgjikës ndodhi sulmi terrorist ku mbetën të vdekur dhjetëra persona.