Raportuesi për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein pushimet e tij ka vendosur që t’i kryejë në Greqi, por pavarësisht kësaj, është ndeshur me një pjesë të Shqipërisë, sipas tij, me pjesën e mirë të vendit. Deputeti i Parlamentit Europian ka takuar një vajzë shqiptare që punonte në resortin ku ai pushonte, dhe pas një bisede me të, ka shkruar në rrjetin e tij social.
Gjatë pushimeve në Greqi, takova Valerian. Ajo është nga Shqipëria dhe punon shumë. Ajo më tha se, një ditë do të kthehej bashkë me familjen e saj.
Sa më shpejt aq më mirë. Fantastike, Shqipëria ka nevojë për njerëz energjikë, siç është ajo dhe bashkëshorti i saj. I uroj familjes së saj një të ardhme të mirë në vendin e saj.