Dy turistë çekë kanë kaluar disa ditë pushime në Shqipëri, dhe pas largimit, kanë lënë një letër falenderimi pas… çuditërisht për Policinë e Shtetit. Letra ka ardhur përmes postës dhe është shkruar nga Jiri dhe Andra, të cilët flasin për përshtypjet e mira për uniformat blu të vendit.
JA LETRA E PLOTË
Ne jemi turistë nga Republika Çeke dhe kemi qëndruar 1 javë në Shqipëri, këtë muaj. Ne do të donim të falënderonim shumë Policinë e Shtetit. Policët që kemi takuar ishin gjithmonë shumë miqësorë dhe profesionale, gjithmonë na pyesnin nëse ishim në rregull dhe nëse kishim nevojë për ndihmë apo për asistencë. Ne kemi udhëtuar shumë dhe nuk kemi takuar kurrë policë kaq të mirë në asnjë vend të botës.
Nëse është e mundur, ju lutem përcillni falënderimet tona në veçanti policëve nga Shkodra, Lezha, Thethi e Lura!.
Presim me padurim të vizitojmë sërish Shqipërinë!
Ju faleminderit dhe gjithë të mirat,
Jiri dhe Andrea
/java