Dani Carvajal realizoi golin e fitores për Real Madridit në minutën e 118 të vazhdimeve, për t’i ndihmuar ekipit të tij që të ngreh Superkupën e Europës me rezultatin 3 me 2.
Real Madridi, kampion i “Championsit” nisi mirë takimin kundër kampionit të Europa Ligës, duke realizuar gol në minutën e 21-të.
20-vjeçari Marco Asensio me një eurogol mposhti portierin Rico, për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij, por katër minuta para fundit të pjesës së parë barazoi Sevilla.
Ishte Franco Vazquez që me një goditje në këndin e majtë të portës, mposhti portierin Kiko Casilla.
Koloplyanka realizoi nga penalltia në minutën e 72-të ndërsa Ramos realizoi në minutën e 93-të.
Dy minuta para fundit të vazhdimeve ishte Dani Carvajal, i cili pas një depërtimi në mbrojtje realizoi golin për rezultatin 3 me 2. (b.an)