“Çështja e Kosovës mbetet sfidë edhe në mandatin e Qeverisë së re serbe, nuk do ta njohim pavarësinë e shpallur njëanshëm nga krahina e jonë jugore, porse në interes të stabilitetit rajonal dhe të marrëdhënieve sa më të mira serbo- shqiptare, do ta vazhdojmë dialogun e Beogradit me Prishtinën”, ka deklaruar mandatari për formimin e Qeverisë së re të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në fjalën e vet në Kuvend, transmeton Koha.net.
Beogradi, në këtë proces do të marrë pjesë në mënyrë përgjegjëse e transparente, citon FoNet të ketë thënë Vuçiç.“Për dallim nga shumëkush në skenën tonë politike, jam kundërshtar i konceptit të konfliktit të ngrirë por edhe i ideve të papërgjegjshme se Serbia me koncesione që do ta rrezikonin ekzistencën e popullit tonë në krahinë, duhet të zgjidhë të ashtuquajturin ekuilibër politik të Kosovës”, ka thënë Vuçiç.
“Serbia në Kosovë do të jetë e pranishme në mënyrë institucionale përmes sistemit të vet arsimor, shëndetësor, institucioneve kulturore si dhe përmes veprimit të administratës lokale”, ka theksuar Vuçiç. (b.an)