I nderuar Doktor!.
Unë që po të shkruaj jam qytetari Pork Cupi me origjinë nga Mirdita. Javën që kaloi isha në Dhërmi se e kam pas ëndërr të shikoja vendin ku thyeje ti rekordin e notit. Meqë aty nuk të lë Garda, e nisa me notë nga plazhi dhe u afrova afër një skafi. Aty pash një burrë të gjatë rreth dy metra dhe një më të shkurtër që kishin në dorë dy valixhe diplomatike.
Nuk u besoja syve cfarë pash. Ai I gjati ishte Edvin Rama, kurse ai I shkurtri ishte Toni Blair. Ata po shkëmbenin valixhet.
Në fillim mendova se do ishin dokumente sekrete të luftës në Kosovë, apo ndonjë dokument tjetër. Por cfarë të shof. Ky I gjati, nxorri një qese të bardhë, mori pak pluhur e futi tek hundët e thithi dhe pastaj ja zgjati atij të shkurtrit. E provoi dhe aid he ja bëri me gishtin e madh shenjës “ok”.
Pastaj I shkurtri I zgjati cantën e tij. I gjati e hapi dhe aty iu shfaqën një tufë eurosh të paketuara. Duhet të ishin mbi 5 milionë sipas llogarive, pasi ishin prerje 500. I gjati I hodhi një sy dhe I shkeli syrin. Pastaj skafi u afrua në breg. Erdhi një helikopter dhe I shkurtri me cantën e drogës në dorë, u afrua tek helikopteri. Përshëndeti me dorë të gjatin dhe hipi në të. Zahua ju ngjit pas, por ai nuk ja vari. Ndoqa me sy helikopterin dhe ai iku në drejtim të Korfuzit.
Është e sigurt kjo që të them, biles mund të të coj dhe foto. Jam I isgurt se Toni Blair bën tregëtinë e drogës Shqipëri – Britani e Madhe.
Dola në bregi tronditur mora laptopin dhe fillova të kërkoj të dhëna për të.
Më reuzlton se ky paska qenë kryeministri i Britanisë Madhe, ai tipi q ëka shkelur sovranitetin e Serbisë dhe ka bombarduar popullin e pafajshëm serb, për llogari të atyre banditëve dhe drogaxhinjve të Kosovës. Unë e kam pas ngritur zërin që atëhere, por isha minorancë. Ti u përpoqe të më ndihmoje me kujdes, por nuk ja dolëm dot. E ka përsëritur këtë krim dhe duke sulmuar Irakun për llogari të drogaxhinjve të Irakut të merrte aty drogën dhe naftën bashkë me Bushin.
Për këtë I ka nisur aty një proces hetimi, përse ka futur Britaninë në luftë në Irak.
Me disa miq të mij në Londër që bisedova, më thanë se I ka punët pisk, por dikush I ka gjetur një lidhje gjyqtarit, por ai I ka kërkuar 20 milion paund që ta fali.
Megjithëse ai ka boll pare, pasi gruaja e tij merret me ilace për fëmijët talasemikë, si zonja Liri, me siguri që nuk I dalin për të paguar dhe është i detyruar të merret me trafik droge. Unë mendoj se ne duhet ta denoncojmë fort këtë, pasi drejtësia e korruptuar angleze mund ta fal dhe ai të jetoj I lirë, ndërsa vëllezërit tanë në Irak po vuajnë pasojat e pushtimit angloamerikan, për trafik droge.
Tani është gjithcka e qart. Ata na imponuan ne reformën në drejtësi, që të vënë gjyqtarët e tyre që ne të mos dënojmë homologun e tij në Shqipëri, trafikantin e dorgës Edvin Rama. Ata akuzojnë gjyqtarët tanë që marrin lek xhepi dhe vet kërkojnë shuma të mëdha për të shpëtuar një trafikant droge.
Kjo gjë ka ulur shumë reputacionin e Shqipërisë në botë dhe ne po akuzohemi si vend origjine I trafikut kokainës dhe heroines, tani në rangje të larta.
I dashur Doktor. Kur pash atë skenë dhe kur mendova se tre vjet më parë në atë vend, ti ke thyer rerokdin e notit, u trondita shumë. Ndaj vendosa ta ndaj me ty këtë hidhërim për të kuptuar se cfarë kanë humbur shqiptarët . Mendo që në një vend me ujë të bekuar, të pastër si kristali, që përkdhelte trupin tënd, tani shetisin dy trafikant droge, njëri shqiptar dhe tjetri anglez. Kur do vij ajo ditë që ai vend të clirohet dhe të të shikoj sërisht ty duke notuar. I yti Pork Cupi./Tema
duhet tja kete thene doktorit se sa kile peshonte valixhja dhe ai me rregull treshi e kthen ne vlere monetare si ne rinas.