Kryeredaktori i një gazete sportive italiane u shkarkua sot, pasi vendosi një kryetitull që ofendonte tre harkëtare në LO, të cilat humbën medaljen e bronzit në garën e gjuajtjes me hark.
Titulli i gazetës “Quotidiano Sportivo” ishte “Treshja e bullafiqeve për pak mund të arrinte një mrekulli olimpike”.
Kreu i grupit mediatik, “Poligrafici Editoriale” kërkoi falje në një deklaratë publike, pasi gazetat e përditshme, “Quotidiano Sportivo” (QS) dhe “Il Resto del Carlino” botuan dje artikullin ofendues.
Andrea Riffeser Monti tha se “incidenti solli shkarkimin e menjëhershëm të kryeredaktorit të QS, Giuseppe Tassi”.
Guendalina Sartori, Lucilla Boari dhe Claudia Mandia humbën të dielën medaljen e bronzit në Rio 2016 ndaj tajvanezeve.
Një ditë më pas, ”QS” shkruan “Treshja e bullafiqeve për pak mund të arrinte një mrekulli olimpike”.
Titulli u dënua nga të gjitha mediat sociale si dhe nga një letër proteste nga kreu italian i Federatës së Harqeve, Mario Scarzella.
“Duke u fokusuar në pamjen e këtyre vajzave… ishte me të vërtetë një shije e keqe”, shkruan Scarzella.
“Pasi kanë qarë gjatë gjithë natës, për humbjen e tyre, në mëngjes këto vajza nuk gjejnë as simpatinë e shtypit italian…, por gjithashtu duhej të vuanin edhe këtë poshtërim”, tha ai duke shtuar se ”të gjithë harkëtarët italianë ishin përkrah tyre”