Mesa duket opozita nuk ka ndërmend të tërhiqet nga akuza se i ashtuquajturi “Escobari i Ballkanit” është në fakt me pushime verore në Sarandë, nën mbrojtjen e policisë dhe shtetit, pavarësisht se mbi të rëndojnë një sërë kërkesash për arrest.
Pas fotove të publikuara nga PD dhe hedhjes poshtë të tyre nga ana e familjarëve të vetë Klement Balilit me argumentin se janë të vjetra në kohë, është ish kryeministri Sali Berisha që ka postuar një video ku dhe shkruan:
“Nen mbrojtjen e Ediskobarit, Eskobari i Ballkanit shetit sot me motor uji ne Sarande. Çunat e krimit e ruajne dhe i bejne fresk. Thuhet se tre nete me pare darkoi ne Dhermi me Ediskobarin! Sb”
Më herët gjatë kësaj dite, familjarët e Klement Balilit, thanë se fotot e publikuara nga ana e PD-së janë në fakt të 4 viteve më parë./java/a.k