Nën shoqërinë e muzikës samba dhe balerinave braziliane, Usain Bolt dhuron spektakël në daljen e parë para gazetarëve në ‘Rio 2016’. Shfaqja e sprintierit zgjati pak dhe xhamajkani iu rikthye seriozitetit, duke mos e fshehur dëshirën për t’u shndërruar në legjendë.
Për këtë, atij i duhet të fitojë garat e 100 metrave, 200 metrave dhe stafetën e 4 X 100 metra, duke u bërë dhe atleti i parë që i fiton këto 3 gara në 3 olimpiada radhazi.
Pritet që “Rio 2016” të jetë olimpiada e fundit për 29-vjeçarin xhamajkan, i cili ka marrë pjesë në “Athinë 2004”, “Pekin 2008” dhe “Londër 2012”.
Gjatë kësaj olimpiade kemi parë disa sportistë, përfshirë këtu edhe legjendën e notit Michael Phelps, me shenja ngjyrë vjollcë në kurrizet apo shpatullat e tyre.
Pas disa kërkimeve, mediet botërore kanë parë se kjo është një mënyrë rikuperimi, e cila në ditët e sotme njihet si “hedhje kupash” dhe që e ka origjinën në një praktikë të lashtë të Lindjes së Mesme, para 1400 vitesh.
Kjo metodë përdoret shumë edhe në Kinë, ku mjekët popullorë zbulojnë se kjo gjë ndihmon në nxjerrjen e toksinave nga trupi, si dhe rikuperon muskujt e dëmtuar, cilwson “Express”. (b.an)