Një godinë 3-katëshe është shembur me shpërthim të kontrolluar sot në Berat nga ana e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Ishte vetë ky institucion që mori këtë vendim pak ditë më parë, teksa kishte nisur punën për hapjen e qindra vrimave në muret mbajtëse të objektit ku u vendos tritol i llojit C4.
Objekti gjendej ndërmjet dy lagjeve muzeale të Beratit, Goricës dhe Mangalemit. IKMT kishte njoftuar më herët se ndërtesa që shërbente lokal-bar-restorant do të prishej për shkak të projektit për ishullin e Osumit në Berat.
Sapo ndodhi... Shembja e godines kater kateshe ne breg te lumit ne Berat, ne lagjen muzeale te Mangalemit....
Posted by Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit - IKMT on Wednesday, June 17, 2015