Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag ka konfirmuar se zyrtarisht janë arrestuar 16 mijë njerëz dhe janë në paraburgim, në lidhje me grusht shtetin e dështuar të muajit të kaluar, kurse ka thënë se 6 mijë të tjerë të ndaluar janë ende në proces.
Reuters raporton gjithashtu se Bozdag ka bërë të ditur se 7,668 persona ishin nën hetime, por që nuk janë arrestuar aktualisht, transmeton Koha.net.
Më tutje Bozdag ka bërë të ditur se 26 mijë njerëz në total janë ndaluar deri më tani në lidhje me grusht shtetin. ( b.an)