Policia e Lezhës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për mashtrimin e 8 personave. Ai u premtonte kontrata pune jashtë shtetit kundrejt pagesave monetare.
Në pranga ra 43-vjeçari Kol Gjokaj, banues në Gjakovë.
Ky shtetas dyshohet se në muajin maj të vitit të kaluar, në Lezhë, ka mashtruar 8 shtetas duke ju premtuar kontrata pune në Austri kundrejt një pagese prej 800 euro secilit.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës se Parë Lezhë më 5 shkurt të këtij vitit kishte caktuar masën masën e sigurimit “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
Panorama/d.i.