Katër persona janë arrestuar nga policia në lidhje me vjedhjen e degës së Bankës Kombëtare Tregtare në zonën e Bllokut.
Të arrestuarit akuzohen për “shpërdorim detyre”.
Midis të arrestuarve janë Luigj Gjonaj, drejtori i degës ku ndodhi ngjarja, si dhe shefi i sigurisë së saj, Florian Skarra.
Po ashtu, policia ka vënë në pranga edhe dy persona të tjerë, të cilët neglizhuan rënien e sinjalit të alarmit të premten në mbrëmje.
Banka u vodh të dielën në mbrëmje, ndërkohë që është mësuar se punimet nga hajdutët kishin nisur që të premten, kur ka rënë edhe alarmi i injoruar.
Autorët kanë hyre nga një bodrum që ka qenë kazino, por tani nuk funksionon. Nga pas bankës është një dritare ku janë hapur dhe prishur hekurat. Dyshohet se autorët e kanë përdorur për të futur dhe nxjerrë materialet dhe lekët pasi kishin çarë murin.
Për shkak të lëvizjeve të tyre, alarmi i bankës ka rënë dy herë dhe përveç policisë private ka shkuar tek banka edhe drejtori i degës si dhe policia. Por pasi kanë bërë kontroll dhe nuk kanë konstatuar asgjë, ata janë larguar.
d.i.