Uli Hoeness do të kandidojë për president të Bayern Munichut. Legjende gjermane, Uli Hoeness do kandidojë për president të Bayern Munichut, në zgjedhjet që do të mbahen në muajin nëntor.
Faqja e Bayernit njofton se presidenti i deritashëm, Karl Hopfner ka vendosur që të mos kandidojë, duke e lënë kështu Hoenessin si kandidatin e vetëm.
“Ka qenë marrëveshje ndërmjet Karl Hopfner dhe Uli Hoeness pas një bisede të këndshme”, thuhet në njoftimin zyrtar, referon “Express”. (b.an)