Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar në Facebook për ngjarjen ku humbi jetën 17-vjeçari në landfilldin e Sharrës. Ardit Xhoklaj u vra nga makineria e mbetjeve, ndërkohë trupi i tij u gjet i mbuluar një ditë më pas. Në lidhje me ngjarjen, Berisha ka kërkuar dënimin maksimal për të gjithë përgjegjësit për këtë ngjarje të rëndë.
Ja postimi i plotë i Berishës:
Me shtaze se kafshet!
Miq, ata qe e varrosen Arditin ndofta edhe te gjalle ne plehrat e Sharres per te zhdukur gjurmet e krimit te tyre makaber, jane me shtaze se sa çdo kafshe e eger, te cilat ne instikt fshehin viktimen e tyre. Por ato ndergjegje nuk kane. Kurse keta qe e shtypen Arditin me buldozer, ne vend qe ta çonin menjehere ne spital apo qofte dhe pa jete ne familjen e tije zgjodhen ta ekzekutojne per se dyti, ta groposin ne plehrat e Sharres kryen nje krim te formes me shtazore me te eger, me te shemtuar dhe na deshmuan se sa e pakufishme eshte ligesia e tyre shpirterore.
Kurse pareliu qe zhduket ne drejtim te paditur sepse ate nuk e lejojne parate te dije se çdo te thote te vrasesh nje 17 vjecar dhe per te zhdukur gjurmet e krimit te shemtuar ta fshehesh ate ne plehrat qe sistemon sipermarrja jote, duhet gjetur me çdo kusht si nje kriminel pa asnje norme te moralit njerezor.
I bej thirrje prokurorise se shtetit te beje gjithçka per gjetjen dhe vendosjen para ligjit te tij dhe te gjithe atyre qe jane te implikuar ne kete vrasje makabre.
Gjithashtu, duke i shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se te ndjerit Ardit Gjoklaj dua te informoj publikun se ne sesionin qe vjen se bashku me deputetet e tjere do marrim inisiativen ligjore qe autoret e akteve te tilla shtazore me ligjin e ri te mbeten ne qeli gjithe jeten e tyre! sb