Nga sot, shtëpia jonë e përbashkët nuk përmbush dot më kërkesat tona dhe hyjmë në një fazë të re; atë të konsumit të burimeve që u takojnë brezave të ardhshëm.
“Global Footprint Network”, një rrjet i gjerë specialistësh dhe studiuesish, që merret me studimin e burimeve natyrore që shfrytëzohen nga njeriu, ka dalë me një raport alarmues, sipas të cilit shoqëria ka nisur të konsumojë ‘atë që nuk i takon’.
Sipas këtij raporti, Toka nuk përballon dot më kërkesën e njeriut dhe sapo kemi nisur të konsumojmë të ardhmen. Sigurisht, thotë rrjeti, nuk është se do të vdesim urie, as që do të heqim dorë lehtë nga gjërat e luksit dhe jeta do të rrjedhë normalisht për ne, por me një kosto të madhe nëse nuk merren masat e nevojshme.
“Nga 8 gushti do të konsumojmë të ardhmen, do të konsumojmë kafshë që nuk janë riprodhuar akoma, do të presim pyje që nuk mund të rigjenerohen në kohën e duhur për brezat e ardhshëm; shkurt do të harxhojmë burimet e brezave të ardhshëm”, thotë Global Footprint Network raporton tch. Zgjidhja që ofron ky organizëm është ndryshimi, duke nisur që nga ajo çfarë shtrojmë në tryezë.
“Të konsumohet më pak mish, të orientohemi më shumë drejt energjisë së rinovueshme dhe të zgjerohet akoma më shumë riciklimi imbetjeve”, sugjeron Global Footprint Network./a.m.