Ka kaluar thuajse një vit nga dalja e orës Apple Watch dhe kompania ka njoftuar se versioni i dytë i saj me cilësi më të avancuara do të dalë në fund të këtij viti.
Ora Apple Watch 2 thuhet se do të ketë të njëjtin dizajn si ajo e para, por do të ketë ekstra një GPS të instaluar në të si dhe një barometër për të përmirësuar aftësitë e saktësisë së pozicionit raporton Krokodili. Aja ka edhe një bateri më të madhe, por që e ndaloi Apple nga ofrimi i një forme më të hollë se ajo e versionit të mëparshëm.
Ora e re do të ketë edhe një procesor më të shpejtë 16nm nga TSMC dhe është rezistente ndaj ujit. Modeli nuk ofron mundësinë e thirrjes së telefonatave, megjithëse kompania po punon që ta sjellë atë në një version më të përditësuar.
COE i Apple ka premtuar së ora Apple do të behtë akoma më e avancuar dhe do të jetë diçka pa të cilën nuk do të mund të punojmë në aktivitetin tonë të përditshëm./a.m.