Magaluf është cilësuar nga britanikët si “resorti i orgjive” dhe e dashura e një britaniku ka bërë një listë rregullash që ai duhet të zbatojë. Kjo listë e publikuar nga britaniku ka pushtuar rrjetin. “Ajo e çoi psikopatinë në një nivel sipëror”, shkruan ai.
Ja rregullat e saj:
Mbaje telefonin të karikuar gjithë kohës dhe më telefono çdo ditë, të paktën dy minuta,
Mos tako asnjë femër, mos shih, mos prek asnjë femër.
Nëse më tradhëton, do të ta kthej jetën në ferr.
Mos ndiq asnjë femër në rrjetet sociale.
Mos bëj tatuazh, do të kontrolloj kur të kthehesh në shtëpi.
Mos i përziej pijet.
Nëse je në ndonjë festë në anije, mos luaj lojëra me pije me femrat.
Fli gjithmonë në shtratin tend.
Mos qeras askënd, ato para ruaji për mua.
Çoji mesazh mamasë çdo ditë. Ajo shqetësohet për ty.
Thoji çdo femre që ke të dashur. Nëse flirtojnë me ty, mbathja./tema/a.k