Disa persona ende të paidentifikuar që udhëtonin me një mjet pa targa të tipit Benz, kanë grabitur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne një pikë këmbimi valutore në Fushë Krujë.
Sasia e parave të vjedhura në bëhet e ditur teksa sipas burmeve zyrtare kasaforta e këmbimit valutor nuk është prekur.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët kanë vijuar hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./java/a.k