Personat e paidentifikuar që kanë prishur murin e degës së BKT në bllok mund të kenë marrë një sasi parash. Vjedhja e cilësuar në tentativë ndodhi gjatë natës, kur personat e përfshirë kanë hapur një të çarë me përmasa 50×30 centimetra në murin e bankës, për të arritur te kasaforta e saj.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se punimet për të çarën janë kryer gjatë tri ditëve.
Kasaforta nuk është prekur, por të njëjtat burime thonë se ka pasur vjedhje parash, ndonëse shuma ende nuk dihet.
d.i.